AKTUALITET /

Dhunuan për vd*kje 63 vjeçarin në Vlorë, në kërkim autori dhe 2 shokët e tij

Shkruar nga Versus

Dhunuan për vd*kje 63 vjeçarin në Vlorë, në

Janë identifikuar tre personat të cilët dhunuan për vdekje 63 vjeçarin Ismail Aliaj i cili ndodhej në lagjen ‘’Pavarësia 3’’ së bashku me të birin për të zgjidhur një konflikt të këtij të fundit.

Në kërkim janë shpallur A.C 31 vjeç, Xh.N, 34 vjeç dhe E.H, 23 vjeç. Ndërsa djali 24 vjeçar i të ndjerit, ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Versus.al

Poll