AKTUALITET /

"Do të vij të përdredh", gazetari kërcënohet nga të afërm të avokatit Pjetra pas dhunës nga biznesmeni

Shkruar nga Versus
"Do të vij të përdredh", gazetari kërcënohet
Ervin Dushi

Gazetari shkodran Ervin Dushi i cili ditë më parë u dhunua nga disa persona, ngjarje për të cilën u arrestua biznesmeni Prelë Gjoni, është përballur me të tjera kërcënime së fundmi, kësaj radhe edhe nga të afërm të avokatit Ndue Pjetra.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, gazetari shprehet se së bashku me avokatin Pjetra kishin lënë takim për sqarim, por në vend të kësaj u përball me dhunë fizike. Ai tha se këtë ngjarje, do ta ndjekë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Para se të largohem nga ky vend dy fjalë për gangsterin me diplomë avokati, zoti Ndue Pjetra. Pse i them gangster? Se ashtu u soll sot, e keni parasysh. Dolëm për t’u sqaruar dhe përdori pabesinë,  pritej.

Gjithsesi zoti Ndue Pjetra, i nderuar avokat, dhuna e kërcënimet që ti më ke bërë sot janë në kamera dhe do të denoncohen në rang ndërkombëtar atje ku jam nisur, në Suedi. Sepse këtu drejtësia po hesht. Leku bën të veten. Ndaj unë dhe nëse do e lija këtë muhabet për hatër të njerëzve që ishin të pranishëm, për hatër të burrërisë, unë do ta vazhdoj lart e më lart” shprehet Dushi mes të tjerash.

Ndërkohë që u shpreh se po përgatitej të largohej nga vendi, gazetari tregoi se e kishte anuluar këtë vendim në mënyrë që të përballet me avokatin dhe të afërm të tij që po e kërcënojnë.

“Me avokatin dhe disa miq të mi të cilët po më suportojnë, anuluam largimin tim nga vendi. Tani 1)  ju falenderoj të gjithë juve për kontaktet që më keni dhënë për të vendosur kamera sigurie, 2) shpresoj që shumë shpejt të vazhdoj me emisionin tim atje në Tiranë që ju kam premtuar dhe më parë. 3) Unë nuk ndalem sado kërcënime e sulme të më bëjnë, nuk e kam në plan të ndalem”- shton më tej gazetari ndërsa publikoi edhe një foto nga mesazhi që një i afërm i Pjetrës i kishte dërguar.



Kërcënimet ndaj gazetarit Dushi kanë ardhur vetëm pak ditë pasi Gjykata e Shkodrës la në qeli biznesmenin Prelë Gjoni, i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj Ervin Dushit. Versus.al

Poll