AKTUALITET /

Dogji mbeturinat dhe ndoti zonën me tym, arrestohet administratori i biznesit në Shkodër

Shkruar nga Versus
Dogji mbeturinat dhe ndoti zonën me tym, arrestohet administratori i
Foto nga vendngjarja

Shkodër- Një 44 vjeçar me inicialet G.Gj është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ndoti zonën e lagjes “Bahçallëk” duke ndezur zjarr për djegien e mbeturinave.

Mësohet se rreth orës 20:30 për të pastruar mbetjet pranë biznesit që menaxhonte, 44 vjeçari ka ndezur zjarr, gjë që ka shkaktuar ndotje të madhe të mjedisit përreth.

Sipas njoftimit të prokurorisë, materialet në ngarkim të të arrestuarit i kanë kaluar prokurorisë së Shkodrës e cila po kryen hetimet për veprat penale “menaxhimi i mbetjeve”, “ndotja e ajrit”, “ndotja e ujërave” dhe “fshehja e të ardhurave”. Versus.al

Poll