AKTUALITET /

Dosja/ "U ble 850 mijë €, po e deklaruam 400", si CEO i "Eco CliMate Solution", Jaupi shërbeu si mbulesë për gomonen e kreut të grupit kriminal

Shkruar nga Versus
Dosja/ "U ble 850 mijë €, po e deklaruam 400", si CEO i
Edmond Jaupi, Adrian Rama

Operacioni i djeshëm i SPAK goditi disa prej personave më të rëndësishëm të botës së biznesit në Shqipëri të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grupe kriminale që merren me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Skema është e njëjtë, trafikantë që kryejnë trafik ndërkombëtar droge dhe më pas paratë i investojnë në Shqipëri. Por meqë nuk mund të shfaqen hapur me kapitalin që e ka burimin nga trafiku i drogës, ata zgjedhin sektorë të ndryshëm investimi ku mund të fusin në qarkullim paratë e pista nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm. I njëjtë ishte rasti i Artur Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufin, për të cilin edhe i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej rrëfeu sesi kishte rritur sipërmarrjet e tij me ndihmën e Koçekut.

E njëjtë është edhe skema mes “trurit financiar” të grupit kriminal, Adrian Rama dhe biznesmenit, Edmond Jaupi, pronarit të kompanisë së ndërtimit “ecs Eco CliMate Solution” dhe CEO-s së korporatës "Daikin". Nëpërmjet firmës "Eco Climate Solution", Jaupi bleu një gomone të quajtur “Uragan” që në fakt u financua nga vetë Adrian Rama. Bisedat e këtij të fundit me Jaupin e provojnë këtë gjë.

Pjesë nga bisedat:

Adrian Rama- Ça do bëjmë me ato letrat e gomones? Do bojmë nai gjo për t'honën, apo kur të vish ti? Edmond Jaupi -Po kur të vij unë o vlla. Ç'ke me letrat ti. N'rregull i ke tani.

Adrian Rama- E po t'bojmë ça do bojmë me ate, apo...?

Edmond Jaupi-Po ti njësoj do ta mbash autorizimin. Si nga ai, si nga mu, ç'rëndësi ka? S'ka lidhje. B-Jo, me i kalu atij, se desha me pru... të dhënat ai. E kupton? Gjërat.

Adrian Rama - Kush do?

Edmond Jaupi- Ngaqë m'the t'premten ti mu, t'bi pagesën. Do ta bi them ai, apo t'i them kur t'vish ti o vlla?

Më pas përgjimet e zbardhura nga SPAK, tregojnë sesi shuma e deklaruar për blerjen e gomones ka qenë 400 mijë euro, por në fakt pagesa e vërtetë ka qenë 800 mijë euro. Garantuese për pagesën është futur firma e Jaupit i cili ka deklaruar se do ta paguante me disa këste shumën prej 400 mijë eurosh. Në një prej bisedave të zhvilluara në 2025-ën, me shtetasin Dorin Maraku, ky i fundit i shkruan Jaupit për gomonen “ti e ke marr për at tjetrin, e ke fjalën?”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Adrian Ramën si pronar i vërtetë.

Biseda:

Edmond Jaupi- Hic o, mir. Kam nji gomone qe e kam me lizing tek Fibanku.

Dorin Maraku- Ehe.

Edmond Jaupi- Du t'ja kaloj nji qe merret me gomone. Se s'e dua me.

Dorin Maraku- Po.

Edmond Jaupi- Ajo esht bler... per t'bler esht bler tetqind e pesdhjet mij euro, po ne bank, me kshu kalim bankar esht

ber katerqind.

Dorin Maraku- Ehe?

Edmond Jaupi- Lizing per ate... kam marr dyqind m'duket, se dyqind ja kam ber pages.

Dorin Maraku- Po.

Edmond Jaupi- Tani du t'ja mbyll at' lizingun atija.

Dorin Maraku- Ti e ke marr per atꞌ tjetrin, e ke fjalen?

Edmond Jaupi- Eeee.

Dorin Maraku- Apo do t'ja tranferosh atit?

Edmond Jaupi- Tani un du t'ja tra... po atij nuk ja tranfserojn... nuk ja transferojn ata. Du ta mbyll un atij. Dhe e zem se vajta e mbylla un. E mbylla lizingun se njeqind e ca mij euro kan ngelur.

Ndërsa SPAK ka sekuestruar mbi 330 llogari bankare të grupeve kriminale që merreshin me fshehjen e pasurisë së ardhur nga droga duke ndërtuar kulla e duke blerë pasuri të paluajtshme, pjesa më e madhe e tyre janë ende në kërkim, ndërsa për biznesmenin e njohur u ekzekutua masa e sigurisë "arrest shtëpie". Krerët e grupeve dyshohet të jenë vëllezërit Koçeku dhe vëllezërit Rama. Versus.al

Poll