AKTUALITET /

Ndërtoi kat shtesë pa leje për ta përdorur si hotel, arrestohet punonjësi i policisë në Sarandë (EMRI)

Shkruar nga Versus

Ndërtoi kat shtesë pa leje për ta përdorur si hotel,

Vlorë- Punonjësi i Policisë së Sarandës, Ajdin Ismailaj është lënë në “arrest shtëpie”, pas hetimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Pas hetmeve rezultoi se në banesën ku ai jeton, pronë e babait të tij, ishin kryer punime ndërtimore pa leje. Bëhet fjalë për shtimin e një kati mbi një objekt ekzistues dykatësh dhe rikonstruksione të tjera, me qëllim që godina të shndërrohej në hotel.

Ndërtimi i ri me sipërfaqe rreth 159 m² është bërë gjatë vitit 2025, pa miratimin e autoriteteve përkatëse.

Arresti ndaj Ismailaj vjen pas disa arrestimeve të kryera më herët në Sarandë ku pati një "shkrirje" të komisariatit pasi u zbulua se policia kishte bashkëpunuar me grupet kriminale duke i lënë të ndërtonin pa leje. Versus.al

Poll