AKTUALITET /

Dy persona ishin “qitësa” dhe tjetri shofer, detaje nga atentati ndaj Gilmando Danit

Shkruar nga Versus

Dy persona ishin “qitësa” dhe tjetri shofer, detaje nga

Në atentatin ndaj Gilmando Danit 47 vjeç,  dhe Muçi Shaljanit 40 vjeç u përfshinë tre persona, dy në rolin e qitësve dhe personi i tretë drejtonte mjetin. Gjatë ekzekutimit autorët e krimit kanë derdhur 50 plumba në drejtim të Danit dhe Shaljanit.

Fillimisht autorët e krimit përdorën dy kallashnikovë, më pas njëri prej tyre zbriti nga makina tip “Toyota”, dhe mbushi një pistoletë dhe u afrua tek dera ku ndodhej 47 vjeçari duke qëlluar në drejtim të tij katër plumba, për tu siguruar që ky i fundit kishte vdekur, më pas u largua me shpejtësi në drejtim të automjetit "Toyota" elektrike dhe u nisën në drejtin të Krujës, aty ku do të spërkasnin me benzinë dhe digjnin makinën dhe armët e krimit për humbur gjurmët.

 

 

 

Poll