
Tiranë- Një 38 vjeçare me inicialet E.N është arrestuar nga policia pasi në dyqanin që kishte nën administrim në Babrru, u gjetën veshje me logo të rreme të markave të njohura.
Po ashtu, sipas policisë, dyqani nuk lëshonte fatura tatimore për klientët me qëllim për të shmangur detyrimet tatimore. Gjatë kontrolleve në dyqan, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

