Del fotoja e Nevzat Spahos, personi që dyshohet se qëlloi me gjashtë plumba biznesmenin Edmond Mëhalla i cili humbi jetën në vendngjarje. Spaho është arrestuar në Prrenjas, ku dhe banonte prej vitesh. Rezulton se Spaho është person me precedentë penalë, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit.
Më parë ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit për akuzat “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”. Në vitin 2022, hetimet zbuluan se Spaho kishte detyruar me dhunë fizike dhe nën kërcënimin e armës një qytetar që t’i jepte 3 mijë euro.
