
Një ngjarje e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku një votuese është paraqitur në qendrën e votimit “Sveti Sava” me vello nusërie në kokë.
Gruaja me origjinë serbe ushtroi të drejtën e saj të votës e veshur me duvak, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara të ditës së zgjedhjeve. Pamjet e saj janë publikuar nga mediat vendase dhe kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe nga Prishtina, Gjakova, Peja, Podujeva, Suhareka, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Skenderaj dhe Prizreni raportohen kushte normale votimi dhe një atmosferë e qetë në vendvotime.
Megjithatë, në shumicën e qendrave është vërejtur një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve gjatë orëve të para të procesit.Versus.al

