AKTUALITET /

Vdekja e futbollistit 22-vjeçar nga Kosova, reagon presidenti i FSHF Armand Duka dhe klubi i ekipit “Elbasani”

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Prishtinë–Mitrovic

Shkruar nga Versus

Vdekja e futbollistit 22-vjeçar nga Kosova, reagon presidenti i FSHF

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Prishtinë–Mitrovicë.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin sportiv në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa klubi i tij dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur dhimbje dhe ngushëllime për humbjen e parakohshme.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, reagoi përmes një mesazhi publik, ku e cilësoi ngjarjen një tragjedi të madhe dhe një humbje të rëndë për sportin shqiptar.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut. Bëhet fjalë për një djalë të ri, vetëm 22 vjeç, me një të ardhme përpara”, u shpreh Duka, duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të futbollit.

Edhe klubi AF Elbasani reagoi me dhimbje, duke theksuar se humbi jo vetëm një lojtar, por një pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe historisë së tij.

“Sot humbëm një lojtar dhe një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe dha kontributin e tij në fushë”, thuhet në reagimin e klubit.

Në mesazhin e tij, klubi shton se përkushtimi dhe pasioni i Bunjakut për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimit të tij.

Ngjarja ka lënë pas një boshllëk të madh në komunitetin sportiv, ndërsa dhjetëra mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur nga sportdashës dhe figura të futbollit shqiptar.

Versus.al

Poll