AKTUALITET /

E pazakontë në Tiranë, e reja thyen arrestin shtëpiak dhe kryen 3 vjedhje me dhunë

Shkruar nga Versus

E pazakontë në Tiranë, e reja thyen arrestin shtëpiak dhe

Tiranë- Një 26 vjeçare me inicialet R.S është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer tre vjedhje në muajin janar dhe shkurt. E reja rezulton të ketë thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’ pasi më herët ishte kapur sërish duke vjedhur.

26 vjeçarja me precedentë të theksuar penalë për vjedhje, ishte denoncuar për 1 vjedhje të kryer në janar dhe dy të tjera të kryera në shkurt kur i kishte vjedhur një shumë parash një personi dhe një farmacisteje.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer e reja.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll