
Durrës- Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një mjeku në spitalin rajonal pas një denoncimi të bërë nga një grua e cila pretendon se foshnja e saj humbi jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore.
Në padinë e dorëzuar, ajo pretendon se më datë 19 shkurt të këtij viti, lindi foshnjën në maternitetin e spitalit, por pak orë më vonë ndërroi jetë. Sipas saj, shkak për këtë tragjedi është bërë neglizhenca e mjekut.
Prokuroria ka ngritur një grup pune për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Versus.al

