AKTUALITET /

E trishtë/ Efektivi e nxori nga automjeti pas aksidentit, vdes i mituri te Trauma

Aksidenti rezultoi i rëndë dhe me pasoja të rënda, por ndërhyrja e menjëhershme e një efektivi policie, Klajdi Mustaj, i cili ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes, bëri të mundur shpëtimin e pasagjerëve të tjerë nga flakët që përfshinë automjetin.

Shkruar nga Versus

E trishtë/ Efektivi e nxori nga automjeti pas aksidentit, vdes i mituri te

Një ngjarje e trishtë ka tronditur opinionin publik pasditen e kësaj të hëne, teksa ka ndërruar jetë 15-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur disa ditë më parë në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

I mituri ishte shtruar në Spitalin e Traumës, ku prej ditësh po luftonte mes jetës dhe vdekjes, por plagët e marra rezultuan fatale, pavarësisht përpjekjeve të palodhura të stafit mjekësor.

Si ndodhi aksidenti
Ngjarja ndodhi të premten pasdite, kur mjeti i drejtuar nga një shtetas me inicialet E.Sh doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Brenda mjetit ndodheshin tre pasagjerë të tjerë, përfshirë edhe të miturin që sot nuk jeton më.

Aksidenti rezultoi i rëndë dhe me pasoja të rënda, por ndërhyrja e menjëhershme e një efektivi policie, Klajdi Mustaj, i cili ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes, bëri të mundur shpëtimin e pasagjerëve të tjerë nga flakët që përfshinë automjetin.

Heroizmi i efektivit Mustaj
26-vjeçari Mustaj, pjesë e Policisë së Shtetit prej 18 muajsh, ka treguar guxim të jashtëzakonshëm. Sipas dëshmisë së tij, sapo ka parë automjetin duke u përplasur dhe më pas duke marrë flakë, ai ka reaguar menjëherë pa u menduar gjatë:

“Pashë makinën që rrotullohej dhe shpërtheu në flakë. Kisha një fikse zjarri në makinën time dhe menjëherë shkova për të ndërhyrë. Kam nxjerrë fëmijën të parin nga makina, pastaj edhe të tjerët. Njoftova menjëherë sallën e komandimit”, u shpreh ai.
Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë efektivi pësoi lëndime në këmbë, por nuk u tërhoq për asnjë moment, duke shpëtuar jetën e pasagjerëve të tjerë nga një tragjedi edhe më e madhe.

Një humbje e dhimbshme
Vdekja e të miturit është një goditje e rëndë për familjarët dhe gjithë komunitetin, por gjithashtu nxjerr në pah nevojën për masa më të rrepta sigurie në akset rrugore të vendit.

Ngushëllimet më të sinqerta i shkojnë familjes së viktimës, ndërsa qytetarë të shumtë kanë shprehur mirënjohje për aktin heroik të efektivit Mustaj, i cili, në rrethana të jashtëzakonshme, u bë simbol i trimërisë dhe i shpirtit të sakrificës. /Versus.al/

Poll