Policia e Vlorës ka ndërhyrë në tre raste të veçanta zjarrvënieje, duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht dy të tjerë.
Dy nga të proceduarit janë banorë të zonave rurale, të cilët dyshohet se kanë ndezur qëllimisht zjarre që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pyje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore.
Në një rast tjetër, një 34-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se nga pakujdesia hodhi një bisht cigareje të ndezur, duke shkaktuar një zjarr që rezultoi në djegien e 30 rrënjëve ulliri.
Policia e Vlorës apelon fuqishëm qytetarët të shmangin çdo lloj ndezjeje zjarri, pavarësisht qëllimit, dhe i bën thirrje publikut që të raportojë menjëherë çdo rast zjarrvënieje, për të parandaluar dëmet në mjedis dhe rrezikun për jetën e njerëzve. /Versus.al/






