AKTUALITET /

E trishtë në Shkodër, kryefamiljari bie nga çatia e banesës dhe humb jetën

Shkruar nga Versus

E trishtë në Shkodër, kryefamiljari bie nga çatia e

Shkodër- Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gruda e Re ku një 49 vjeçar humbi jetën.

Mësohet se i ndjeri K.Gj ishte duke punuar në shtëpinë e banesës së tij nga ku kishte rënë aksidentalisht duke pësuar plagë të rënda. Pavarësisht se u transportua në spital për ndihmë mjekësore, 49 vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

“Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policies. Versus.al

Poll