AKTUALITET /

Elidon Çela u pezullua pas dhunës në Zvërnec, komandohet drejtori i ri i policisë në Vlorë

Shkruar nga Versus

Elidon Çela u pezullua pas dhunës në Zvërnec, komandohet

Ervin Ndreu është komanduar sot në detyrë si drejtor i ri i policisë vendore të Vlorës.

Ndreu do të mbajë përkohësisht këtë detyrë deri në përfundimin e verifikimeve për rastin skandaloz të ndodhur ditën e shtunë ku policia nuk ndërhyri ndaj dhunës që roje private ushtruan ndaj protestuesve në Zvërnec.

Jo vetëm kaq, por madje policia pretendoi se qytetari që u mor zvarrë nga rojet private, kishte tentuar të futej me dhunë në rrethim, gjë që nga filmimet nuk rezultoi e vërtetë.

Më herët, Ndreu ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Versus.al

Poll