
Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në Itali, ku një automjet u përplas me një kamion.
Sipas mediave italiane viktimat janë 20 vjeçari Blendi Syla, dhe Robert Daçi. Përplasja ka qenë e fortë dhe pasojat kanë rezultuar fatale për dy të rinjtë.
Familjarët e dy të rinjve kanë konfirmuar ngjarjen tragjike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehin dhimbjen e thellë për humbjen tragjike.
Familja ka bërë me dije se data dhe ora e ceremonisë mortore ende nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri, ndërsa informacionet e mëtejshme do të bëhen publike në vijim.
Në aksident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia italiane po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik./Versus.al

