Është zbardhur vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër.
Gjatë operacionit të koduar “Pesha e krimit”, policia arrestoi dy persona të dyshuar si autorët e vrasjes së ndodhur më 27 shkurt 2025.
Pa hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
“Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Pesha e krimit”, i cili u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore”, bënë të ditur policia.

