Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit.
Makina ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçare Prende Lulja e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.
Uniformat blu shoqëruan në komisariat për veprime të më tejshme drejtuesin e automjetit, një shtetas slloven, Klemen Jakic.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

