Durrës- Policia ka arrestuar Gentian Llanën, 40 vjeçarin e dyshuar si autorin e disa vjedhjeve në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa. Pas arrestimit, u mësua se Llana ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë.
Sipas hetimeve dhe pamjeve filmike të analizuara, 40 vjeçari reuzlton të ketë kryer 5 vjedhje në lagjet nr.12 dhe nr.17 të qytetit të Durrësit ku ka marrë shuma parash nëpër automjete, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që Llana përdorte për të kryer vjedhje. Versus.al







