
Një 58-vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja prej disa ditësh, u gjet i vdekur brenda një guve në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës.
Policia nisi kërkimet pas alarmit të familjarëve të viktimës i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Kërkimet e policisë u përqëndruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë,ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë.
Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës.
Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.
Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nështrohet autpsisë mjeko-ligjore.

