AKTUALITET /

EMRI/ Me pistoletë në brez, kapet 53 vjeçari gjatë patrullimeve në Durrës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

EMRI/ Me pistoletë në brez, kapet 53 vjeçari gjatë

Durrës- Një 53 vjeçar i identifikuar si Ilir Dervishi është arrestuar nga policia gjatë kontrolleve në lagjen nr.6.

Dervishi qarkullonte me një automjet në rrugën "Hysen Myshketa" në momentin kur u ndalua nga policia mbrëmjen e djeshme. 

Policia kishte informacione se një person po lëvizte me armë zjarri në atë zonë dhe gjatë kontrollit në mjetin e Dervishit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tip "Glock" të cilën 53 vjeçari e mbante në brez. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit". Versus.al

Poll