AKTUALITET /

EMRI/ Policia jep detaje për ngjarjen në Shkodër: Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri

42 vjeçari Edison Tirana po sipas njoftimit është përfshirë në një konflikt me disa persona në hyrje të qytetit të Koplikut, të cilët gjatë përleshjes kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Policia jep detaje për ngjarjen në Shkodër: Ja kush

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e sotme të ndodhur tek rrethrrotullimi i Koplikut.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës u paraqitur një 42 vjeçar, banues në Bericë me dëmtime në kokë dhe trup, të shkaktuara nga sende të forta.

42 vjeçari Edison Tirana po sipas njoftimit është përfshirë në një konflikt me disa persona në hyrje të qytetit të Koplikut, të cilët gjatë përleshjes kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .Versus.al

Poll