
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT, ku ishte transferuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:10 të datës 03.04.2026, ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror i paraburgosuri Medat Spahiu, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.
Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935 dhe banues në Xhafzotaj, Durrës, ishte arrestuar më 14.03.2026 për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ai ka hyrë në IEVP Durrës më 17.03.2026, ndërsa fillimisht është mbajtur nën ruajtje në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore.
Më 19.03.2026 është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për trajtim të specializuar, ndërsa më 31.03.2026 është dërguar në QSUT ku dhe ndërroi jetë.
“Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter. I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.
Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.
Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.
Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister”, njoftoi DPB./Versus.al

