AKTUALITET /

EMRI/ Shqiptari punonte si oficer imigracioni në Angli, por rezultonte vetë si emigrant i paligjshëm!

Besmir Matera është një ish-oficer imigracioni nga Shqipëria, i akuzuar për vjedhje të emigrantëve që mbërrinin me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Ai përballet gjithashtu me akuza për hyrje të paligjshme në vend dhe përdorim të dokumenteve të rreme.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Shqiptari punonte si oficer imigracioni në Angli, por rezultonte
Besmir Matera

Një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar, Besmir Matera nga Shqipëria, po përballet me akuza për pjesëmarrje në një komplot për vjedhje nga emigrantët që mbërrinin me anije të vogla në Kanalin Anglez. Matera dhe katër kolegë të tjerë janë akuzuar pas një hetimi të Home Office.

Sipas aktakuzës, ata dyshohet se vodhën para nga emigrantët gjatë mbërritjes së tyre në Mbretëri të Bashkuar në periudhën 2021–2022. Gjithashtu, Besmir Matera, 36 vjeç, akuzohet se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme midis korrikut 2003 dhe marsit 2004, duke përdorur emër, datëlindje dhe kombësi të rreme në një aplikim për azil.

Ai po ashtu akuzohet për posedim të pasaportave të rreme gjatë periudhës 2011–2022 dhe për një leje drejtimi të falsifikuar midis 2018 dhe 2022.

Matera dyshohet se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në një vizitë shkollore kur ishte 14 vjeç dhe më pas ishte raportuar si i zhdukur në Brighton, duke pretenduar se ishte nga Kosova.

Sipas autoriteteve, pesë oficerët e akuzuar për komplot për vjedhje janë:

Besmir Matera (Reigate, Surrey)

Lee-Ann Evanson, 42 vjeç (Bracknell, Berks)

John Bernthal, 53 vjeç (Welling, Londër juglindje)

Ben Edwardes, 45 vjeç (Bexleyheath, Londër juglindje)

Jack Mitchell, 33 vjeç (Dover, Kent)/Versus.al

 

Poll