Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti. Viktima është Brigel Bizi, 42 vjeç, i cili u godit me thikë pas një sherri për motive të dobëta.
Autori i dyshuar i plagosjes është Bledar Bylybashi, i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Brigel Bizi u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore e nevojshme. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Versus.al







