AKTUALITET /

Fier, vrasja e 56 vjeçarit nga e bija merr tjetër drejtim: Viktima me shenja dhune në organet gjenitale

Hetimet janë në vijim për të zbardhur nëse vrasja është kryer në bashkëpunim dhe kush mund të jenë bashkëpunëtorët e mundshëm.

Shkruar nga Versus

 

Fier, vrasja e 56 vjeçarit nga e bija merr tjetër drejtim: Viktima

Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare mbyti të atin 56-vjeçar. I ftuar në emisionin Log. në News24, Hoxha tha se përveç mbytjes me tel në grykë, viktima është gjetur i masakruar edhe në organet gjenitale, një detaj i rëndë që ka shtuar dyshimet e hetuesve.

Sipas tij, këto elemente e kanë çuar policinë të dyshojë se në krim mund të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, përveç së ëmës së autores së dyshuar.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur nëse vrasja është kryer në bashkëpunim dhe kush mund të jenë bashkëpunëtorët e mundshëm.

“Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak  shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera.

Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë. Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar.” /Versus.al

Tags:

vrasje fier

Poll