Një vatër e madhe zjarri në Delvinë po përhapet me shpejtësi dhe i është afruar rrezikshëm puseve të naftës, duke vënë në alarm autoritetet.
Katër zjarrfikëse ndodhen aktualisht në vendngjarje, por flakët janë përhapur deri në lagjen “Llakë”, ndërsa situata konsiderohet jashtë kontrollit.
Për shkak të rrezikut të madh, tre autoambulanca janë vënë në gatishmëri, ndërsa forca shtesë zjarrfikëse po priten nga Himara dhe Konispoli për të ndihmuar në përballimin e flakëve.
Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, teksa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë. /Versus.al







