AKTUALITET /

Flakët shkrumbojnë mjetet “Benz” dhe “BMW” në Vlorë, çfarë raportohet

Makinat pësuan dëme të shumta materiale.

Shkruar nga Versus
Flakët shkrumbojnë mjetet “Benz” dhe “BMW”
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Dy automjete tip “Benz ML” dhe “BMW” janë shkrumbuar nga flakët pak pas mesnatës së mbrëmshme në qytet. Sipas njoftimit, flakët kanë nisur në mjetin tip “Benz” dhe më pas kanë përfshirë edhe makinën e parkuar.

Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët, megjithatë dy makinat kanë pësuar dëme të konsideruesme materiale. Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Versus.al

Poll