AKTUALITET /

FOTO/ Lëviznin me makinë të blinduar nëpër Durrës, policia kap 2 të rinjtë! U gjendet edhe një pistoletë (EMRAT)

Kontrollet zbuluan edhe një targë ruse të falsifikuar.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Lëviznin me makinë të blinduar nëpër Durrës,

Durrës- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa qarkullonin me automjet të blinduar nëpër qytet. Në pranga kanë rënë Elidon Daçi 28 vjeç i cili drejtonte mjetin dhe Ernest Beqiri 29 vjeç i cili ishte pasagjer në makinën e blinduar.

Gjatë kontrollit në makinë, u gjet një armë zjarri tip pistoletë me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.

FOTO/ Lëviznin me makinë të blinduar nëpër Durrës,
Çfarë u gjet në mjetin e dy të rinjve

Ndaj 28 vjeçarit E.Drëndon akuza për veprën penale “armëmbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” ndërsa për shokun e tij, vepra penale për “moskallëzim krimi”. Versus.al

Poll