
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku gazetari Ervin Dushi është dhunuar nga disa persona.
Ka qenë vetë Dushi që ka denoncuar dhunën ndaj tij, ku ka përmendur dhe autorin që dyshon se ndodhet pas këtij incidenti.
Ervin Dushi thotë se autori i dhunës ka qenë shtetasi Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të. Gjoni njihet si pronari i rrjetit të marketeve Xhedis.
Dushi pretendon se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.
Pas incidentit, gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë institucionale.
“Çështjen do të vijoj ta ndjek përmes institucioneve”, mësohet të ketë deklaruar ai pas denoncimit në polici.

