AKTUALITET /

FOTO/ Përfundon në kanal furgoni i FNSH-së, dy efektiv dërgohen me urgjencë në spital

Shkruar nga Versus
FOTO/ Përfundon në kanal furgoni i FNSH-së, dy efektiv
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një furgon policie është aksidentuar. Mjeti i FNSH-së, është përplasur me një “Mercedes” në afërsi të fshatit Cakran, si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke thyer barrierat mbrojtëse të autostradës.

FOTO/ Përfundon në kanal furgoni i FNSH-së, dy efektiv

Raportohet se dy efektivë të FNSH-së, që udhëtonin me furgon janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./Versus.al

Poll