
Gjirokastër- Një 42 vjeçar me inicialet E.T është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov në ajër pas një konflikti me V.M në fshatin Peshtan të Këlcyrës.
Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor dhe arratia e 48 vjeçarit ka zgjatur vetëm 7 ditë. Gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Versus.al
