AKTUALITET /

FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e paligjshmërisë, zbulohen aparatë celularë dhe mjete prerëse artizanale në Fier, Korçë dhe Rrogozhinë

Pas një kontrolli “blic”  në ambientet e qelive në burgun e Fierit, Rrogozhinës dhe Korçës, u gjetën dhe u sekuestruan aparatë telefoni dhe mjete prerëse artizanale, të futura në mënyrë ilegale

Shkruar nga Versus

FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon kontrollet për ndëshkimin e paligjshmërisë në institucionet e vuajtes së dënimit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Pas një kontrolli “blic”  në ambientet e qelive në burgun e Fierit, Rrogozhinës dhe Korçës, u gjetën dhe u sekuestruan aparatë telefoni dhe mjete prerëse artizanale, të futura në mënyrë ilegale.

Konkretisht: Në IEVP Korçë u gjet dhe sekuestrua një aparat celular iPhone 15.

Në IEVP Fier u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular së bashku me karikuesin.

 Në IEVP Rrogozhinë u sekuestruan dy aparate celularë (Samsung dhe iPhone), si dhe mjete prerëse të përgatitura në mënyrë artizanale.

FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e   FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e   FOTO/ Vijojnë kontrollet në burgje për ndëshkimin e  

Për të gjitha rastet u morën masat procedurale përkatëse dhe u njoftua Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e mëtejshme të rasteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe masave parandaluese.Versus.al

 

Poll