AKTUALITET /

Frikë për hakmarrje? Policia merr masa për familjen e Nikolla Rradaçit pas aksidentit

Policia ka larguar familjen e autorit të aksidentit tragjik në Durrës për të shmangur tensionet, ndërsa 57-vjeçari ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes ku humbën jetën dy të mitur.

Shkruar nga Versus
Frikë për hakmarrje? Policia merr masa për familjen e Nikolla
Autori Nikoll Radaçi

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, policia ka marrë masa të menjëhershme për të shmangur tensionet në zonë, duke larguar familjen e autorit nga vendngjarja.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se masa është marrë për të parandaluar çdo incident apo situatë të mundshme hakmarrjeje, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Autori i aksidentit, Nikoll Radaçi, u arrestua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve të lagjes, ai njihej si një person problematik dhe dyshohet se shpesh drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur, duke krijuar shqetësim për sigurinë në komunitet.

Pas ndalimit nga policia, Radaçi ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit dhe ka deklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur. Sipas burimeve, ai është shprehur i penduar dhe ka thënë para uniformave blu: “Më vrisni!”./Versus.al

Poll