AKTUALITET /

Gilmando Dani zbriti në aeroport 35 minuta para orarit të planifikuar, atentatarët dinin çdo lëvizje

Shkruar nga Versus

Gilmando Dani zbriti në aeroport 35 minuta para orarit të planifikuar,

Gilmando Dani u vra në një atentat pasdite e sotme në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari po kthehej nga Spanja. Burime për Versus.al bëjnë me dije se avioni me të cilin po udhëtonte Dani arriti në Rinas në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar.

Gilmando Danin e priste në aeroport shoku i tij, 40 vjeçari Muçi Shaljani i njohur me nofkën “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit me armë zjarri dhe aktualisht i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, por gjendja e tij është kritike për jetën.

Dyshohet se atentatorët, të cilët janë ende të arrati, dinin me saktësi çdo lëvizje viktimës, gjë që çoi në pasoja fatale për anëtarin e bandës së Emiljano Shullazit.

Gilmando Dani zbriti në aeroport 35 minuta para orarit të planifikuar,

Poll