
Kambana 250-vjeçare e Manstirit të Shën Gjergjit ka rënë pre e grabitjes nga persona ende të pazbuluar.
Manastiri është monument kulture me vlera të veçanta historike dhe fetare, por hajdutëve ky fakt nuk u ka bërë përshtypje, thjesht e kanë grabitur. Ndërtesa ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, shumë pranë plazhit të njohur të Manastirit.
Kujdestari i manastirit, David Dulaj e ka konstatuar dy ditë më parë mungesën e kambanës dhe ka njoftuar policinë për zbardhjen e ngjarjes.
Kambana kishte një vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kulturore për komunitetin dhe për vetë objektin e kultit./Versus.al

