
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës, ka ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, 1080 litra vaj ulliri që do të përdorej për sallatë.
Shkak për ndalimin e vajit të kompanisë "Euro Made 2021" në Lushnjë, u bë fakti se Inspektoriati Fitosanitar gjeti se produkti nuk përmbante të dhënat e domosdoshme në deklaratën e mallit.
Gjithashtu, autoritetet përkatëse kanë vërejtur se vaji ishte transportuar në kushte jo të mira higjenike dhe së bashku me mallra jo ushqimore si detergjentët, duke rritur rrezikun e kontaminimit. Versus.al

