Bashkia e Durrësit njoftoi zyrtarisht ndarjen nga jeta të 54 vjeçarit Astrit Hysenaj, punonjësit të komunales i cili kishte shkuar në zonën e Plepave për të verifikuar situatën e përmbytjeve.
I ndjeri ishte paraqitur në vendin e punës rreth orës 06:00 të mëngjesit ashtu siç ndodhte normalisht dhe më pas në orën 10:30 është larguar nga ambientet e punës.
Rreth orës 16:00 të së martës, familjarët e tij kanë komunikuar përgjegjësin e ndërmarrjes komunale të Plazhit për të marrë informacion pasi 54 vjeçari nuk ishte kthyer në banesë. Më pas policia nisi procedurat përkatëse për të gjetur Hysenajn. Fatkeqësisht 54 vjeçari u gjet i pajetë sot pranë një prej kanaleve kullues të ish-repartit ushtarak. Versus.al


