AKTUALITET /

Atentati në Rinas, autorët zbritën nga makina dhe qëlluan nga afër për tu siguruar që Gilmando Dani kishte vdekur

Shkruar nga Versus

Atentati në Rinas, autorët zbritën nga makina dhe qëlluan

Janë zbuluar detaje të reja nga atentati në Rinas, ku mbeti vdekur Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri, punonjës i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Autorët e krimit, lëviznin me një makinë Toytoa Yaris Hibrite dhe kanë qëlluar mbi makinë pak para se të shkonte tek rreth rrotullimi.

Sapo kanë qëlluar, shoferi ka humbur orientimin dhe ka lëvizur në krah të kundërt të rrugës.

Disa sekonda më pas autorët e atentatit kanë dalë nga makina të maskuar me kapuça, dhe kallashnikov duke qëlluar katër herë, për tu siguruar që Gilmando Dani kishte vdekur. Nga verifikimet makina e viktimave, ka qenë e veshur me xhama përforcues por nuk ka qenë e blinduar. Makina e autorëve të krimit u gjet e djegur në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Brenda makinës policia gjeti katër kallashnikov që u përdorën në atentat. 

Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.

Poll