Durrësi është përmbytur sërish pas reshjeve të shiut gjatë ditës së sotme. Vetëm pak minuta reshje të dendura shiu kanë mjaftuar që qyteti bregdetar të kthehet sërish në “Venecia” me rrugët të përmbytura duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe qytetarëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët, mes të cilëve edhe nxënësit e shkollave pranë stadiumit, e kanë tejet të vështirë të kalojnë rrugët e mbuluara nga uji në të gjitha anët.
Kjo situatë përsëritet vazhdimisht dhe duket se bashkia nuk gjen ose nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të gjetur zgjidhjen e kësaj problematike të madhe. Në nisje të janarit, mijëra banesa u përmbytën në qarkun e Durrësit duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Versus.al


