AKTUALITET /

I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplas katër makina të parkuara

Shkruar nga Versus

I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplas katër makina të

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Josif Budo” në Kavajë.

24-vjeçari me inicialet iniciale F. K., banues në këtë qytet, humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë përplasi katër automjete të tjera që ishin të parkuara anës rrugës.

Raportohet se i riu ka marrë lëndime të lehta, dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar, përveç dëmeve materiale të mjeteve të përfshira. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./Versus.al

Poll