AKTUALITET /

I riu me precedentë mbush ‘’Benzin’’ me naftë në Bulqizë dhe ia mbath! Rrezikon punonjësin e karburantit

28 vjeçari rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për grabitje.

Shkruar nga Versus

I riu me precedentë mbush ‘’Benzin’’ me naftë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një karburant të Bulqizës ku një 28 vjeçar me inicialet A.Xh ka rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit ku mbushi me naftë automjetin tip ‘’Benz’’ dhe u largua pa paguar.

I riu rezulton i dënuar më parë në Itali dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet. Policia mori informacionet për ngjarjen e ndodhur në Shupenzë dhe menjëherë forcat ‘’Shqiponja’’ arrestuan 28 vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Tags:

bulqize

Poll