AKTUALITET /

I vihet flaka mobilerisë "Aliko" në Vlorë, autori theu xhamin dhe spërkati vendin me benzinë

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar që i vuri zjarrin objektit.

Shkruar nga Versus
I vihet flaka mobilerisë "Aliko" në Vlorë, autori theu
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një mobileri është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar i cili ka thyer xhamin e mobilerisë "Aliko" dhe ka spërkatur vendin me lëndë djegëse, benzinë. Pasi i ka vënë flakën është larguar në drejtim të paditur.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe sekuestroi kamerat e vendit ku dyshohet se ka lëvizur autori i maskuar, ende i paidentifikuar. Versus.al

 

Poll