
Tiranë- Një 23 vjeçar i identifikuar si A.K është arrestuar nga policia në Kamëz pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar me motorin me të cilin qarkullonte.
Pas ndjekjes në fshatrin Çekrezë, policia arriti të arrestonte të riun dhe shokun e tij pasagjer, A.A, 18 vjeç. Gjatë kontrollit në motor u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një maskë.
Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

