AKTUALITET /

Ish-vjehrra denoncon të renë në Durrës: Braktisi 3 fëmijët, apartamenti rrëmujë! 33 vjeçarja: Më ngriti kurth

Nëna e 3 fëmijëve në Durrës ka pretenduar në polici se ish-vjehrra i kishte ngritur kurth dhe se ajo kishte qenë në punë gjatë momentit që ishte filmuar videoja.

Shkruar nga Versus
Ish-vjehrra denoncon të renë në Durrës: Braktisi 3
Blerina Basha, situata brenda apartamentit ku u gjetën fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në zonën e plazhit të Durrësit, në lagjen 13. Tre fëmijë të mitur u gjetën vetëm në apartamentin ku banonin me nënën e tyre. rastin e denoncoi gjyshja e tyre, ish-vjehrra e 33 vjeçares Blerina Basha e cila sipas mediave është e ëma e të miturve.

Në videon e publikuar, shihet një rrëmujë totale në apartamentin ku ish-vjehrra e 33 vjeçares ka shkuar dhe u flet fëmijëve për të cilët thotë se janë braktisur nga Blerina Basha, ish-bashkëshortja e djalit të saj.

Kjo e fundit është shoqëruar në polici dhe për të ka nisur hetimi për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”. Burime bëjnë me dije se shkaku i braktisjes së 3 fëmijëve nga nëna e tyre, ka qenë një konflikt mes saj dhe gjyshes të të miturve e cila ka kërkuar t’i marrë në kujdestari.

Megjithatë në dëshminë që ka dhënë në polici, 33 vjeçarja pretendon se ky ka qenë një kurth i përgatitur nga ish-vjehrra e cila e ka paditur më herët për braktisjen e fëmijëve. Duke e mohuar një gjë të tillë, Basha ka deklaruar se ka qenë në punë në momentin kur është bërë video.

“Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj? Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?"- mësohet të ketë dëshmuar ajo. Versus.al

Poll