
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe italian në Masotti, Serravalle Pistoiese, më 24 tetor, kur i riu Flavio Saraci, 19 vjeç, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai më i vogël.
Flavio, i njohur si një i ri atletik dhe aktiv në sporte, nuk kishte probleme të njohura shëndetësore. Vdekja e tij papritur dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të papritur, ende e paqartë për autoritetet mjekësore.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë dhe e transportuan në Spitalin San Jacopo, por përpjekjet për ta shpëtuar djalin ishin të pasuksesshme. Familja, e shokuar dhe e pikëlluar, po përballet me një humbje të madhe dhe të papërshkrueshme.
Flavio Saraci ishte diplomuar vitin e kaluar në Institutin Filippo Pacini në Pistoia dhe njihej nga komuniteti si një i ri me personalitet të qetë dhe të rezervuar.
Autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së parakohshme.
