AKTUALITET /

Kanabisi, "biznes" familjar i bërë sheshit në Bajzë! Kapen 4.6 ton, 14 në pranga, mes tyre gra, pleq e të mitur

Shumica e të arrestuarve dhe 10 të shpallur në kërkim të cilëve ju sekustruan mbi 4 ton drogë janë antarë të 4 familjeve

Shkruar nga Versus

Kanabisi, "biznes" familjar i bërë sheshit në

Policia e Shtetit ka finalizuar një nga operacionet më të mëdha antikanabis në Malësinë e Madhe, në kuadër të aksionit të koduar “Koordinata”, duke goditur disa familje që dyshohet se kishte mbjellë dhe përpunuar në mënyrë industriale afro 13 mijë bimë narkotike në fshatrat Alijaj dhe Jeran, në njësinë administrative Kastrat.

Të arrestuarit 
Në vijim të kontrolleve intensive, policia arrestoi në flagrancë 14 persona, ndër ta edhe gra, të moshuar dhe një i mitur, të dyshuar për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike. Në pranga ranë:

Elez Çulaj, 77 vjeç
Muho Çulaj, 72 vjeç
Fatmir Senaj, 57 vjeç
Drita Senaj, 53 vjeçe
Rezarta Jacaj, 36 vjeçe
Kujtim Laçaj, 60 vjeç
Elfajed Halaj, 26 vjeç
Agron Laçaj, 50 vjeç
Adrian Çekaj, 22 vjeç
Gjelin Çekaj, 48 vjeç
Miranda Çekaj, 25 vjeçe
Pjetër Çekaj, 66 vjeç
Çun Halaj, 70 vjeç
si dhe një 17-vjeçar.

Të gjithë këta shtetas dyshohet se janë të përfshirë në një skemë të organizuar kultivimi pranë banesave të tyre dhe në ambiente të hapura, por edhe në sera të përshtatura për rritjen e kanabisit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar në total:

12 957 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa
1000 fara kanabis
709 kg drogë e përpunuar në formë boçeje
3934 kg kanabis në proces tharjeje
në total: 4643 kg lëndë narkotike
Të gjitha bimët janë asgjësuar në terren me djegie, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.

10 të shpallur në kërkim – Familje të tëra të përfshira
Policia ka shpallur në kërkim edhe 10 persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal:

Arben Çekaj, 54 vjeç
Gëzim U. (Çekaj), 38 vjeç
Dorian Çekaj, 33 vjeç
Shkëlzen Çekaj, 49 vjeç
Gjelosh Çekaj, 50 vjeç
Edmond Halaj, 33 vjeç
Martin Halaj, 37 vjeç
Elton Halaj, 40 vjeç
Mark Halaj, 46 vjeç
Armand Halaj, 35 vjeç


Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy gra:

L. N., 53 vjeçe
N. N., 25 vjeçe

Përfshirje masive familjare në kultivim
Nga hetimet paraprake rezulton se kultivimi i kanabisit në këto fshatra ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë mes anëtarëve të familjeve Çekaj, Halaj, Laçaj dhe Senaj. Shumë prej të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë të afërm të ngushtë, çka tregon një model kriminal të trashëguar familjarisht, të përqendruar në territor dhe të mirëorganizuar.

Policia: Operacioni vijon
Policia e Shkodrës dhe strukturat qendrore të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet për kapjen e personave në kërkim, ndërsa dosja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore./ Versus/ 

Poll