AKTUALITET /

Kërkoi shfuqizimin e arrestit me burg, Kushtetuesja mbyll pa vendim seancën për Erion Veliajn

Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, ndryshe nga hera e kaluar kur u shqyrtua kërkesa e tij për rikthimin në krye të bashkisë Tiranë.

Shkruar nga Versus

Kërkoi shfuqizimin e arrestit me burg, Kushtetuesja mbyll pa vendim

Sot Gjykata Kushtetuese shqyrtoi për rreth 2 orë kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj i cili ka kërkuar shpalljen “jokushtetuese” të masës së parë të “arrestit me burg” të vendosur nga GJKKO më 10 shkurt të vitit të kaluar. Seanca u mbyll pa një vendim, ndërsa kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm. 

Veliaj pretendon se me këtë masë i është shkelur liria individuale dhe i është pamundësuar ushtrimi i detyrave të tij si kryebashkiak. Në ankesën e tij, Veliaj thotë se kriteret për caktimin e masës së sigurisë nuk janë analizuar, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që kushdo, pas kalimit të një periudhe kohore, duhet të gjykohet në liri kundrejt një garancie financiare.

Nga ana tjetër SPAK argumenton se fakti që Veliaj ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, i rëndon pozitat e tij dhe se detyra e tij si kryebashkiak është e mjaftueshme për të ndikuar tek dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Kjo është hera e parë që Kushtetuesja shqyrton një masë të tillë për një kryebashkiak. Versus.al

Poll