Vlorë- Policia e burgjeve ka ushtruar kontrolle në burgun e Vlorës ku është zbuluar një rast i zotërimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrolleve në mjediset e brendshme, në katin e dytë u gjet dhe u sekuestrua një apparat cellular tip “iphone” i fshehur brenda një dysheku.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se lidhur me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet proceduriale për sekuestrimin e sendeve të bllokuara. Ndërkohë hetimet vijojnë për të gjetur se cili prej të burgosurve e përdorte celularin.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit”- njofton drejtoria. Versus.al

